Pak ditë më parë, JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një nëne që akuzonte mjekun obstetër-gjinekolog, Elton Koroveshi, për neglizhencë dhe moskujdes gjatë periudhës së shtatzënisë, duke shkaktuar dëmtime që tani janë bërë shkak i një gjendje shumë të rëndë për foshnjën.
Sipas denoncueses, vajza e saj, që ka lindur para dy muajsh, mbahet ende në reanimacionin e maternitetit “Koço Gliozheni” pasi e gjendja e saj është shumë e rënduar. Ajo tregoi se gjatë shtatzënisë ka patur komplikacion të rrezikshme dhe sipas saj mjeku Koroveshi nuk ka ndërmarrë masat e duhura për të monitoruar dhe siguruar që shtatzënia të shkonte pa probleme.
Duke marrë shkas nga ky lajm, doktor Eltoni bëri një “reagim” në rrjetet sociale për akuzat e nënës duke thënë se ajo nuk e ka sinjalizuar për problemet që kishte shfaqur dhe se faji nuk ishte i tij.
Por ky reagim nuk ishte i mjaftueshëm, pasi menjëherë pas denoncimit, redaksia e JOQ ALBANIA ‘u bombardua’ nga mesazhe nënash që kishin vuajtur të njëjtat probleme gjatë shtatzënisë së ndjekur me gjinekolog Eltonin, por jo vetëm.
Një nënë ka treguar se gjatë shtatzënisë nuk ka patur asnjë komplikacion, por me afrimin e ditëve të fundit ajo filloi të shqetësohej pasi nuk ishte ende gati për lindje. Sipas saj, doktor Eltoni e ka lënë baltë, duke ikur jashtë shteti, kur ajo ishte 41 javëshe, +5 ditë dhe duhej të lindte me urgjencë pasi fëmija po humbte rrahjet e zemrës. Ajo thotë se lindjen e ka kryer me doktorë të tjerë edhe pse të gjithë shtatzëninë e kishte ndjekur me Koroveshin, ashtu si shumë gra të tjera shtatzënë.
Denoncimi nr.1
Pershendetje!! Fatekeqsisht e njejta situata me ka ndodhur dhe mua me dr Koroveshin!! Vajta me sygjerim ndoqa te gjith shtatzanin me dr Koroveshin!! Nuk kam pasur asnje shqetesim gjate shtatzanis, u afrua java e 41 dhe me tha hajde te Mbreteresha Geraldin!! Vajta nuk kisha aktivitet lindjeje fare,, e pyeta per pjesen e stimuluesit dhe cfare do benim, ik ne shtepi tha kemi kohe!! Gjate tere javes nuk kisha aktivitet lindjeje ,, vajta serish dhe ishte mjek roje diten e premte dt 22 shtator 2023 isha 41 javeshe + 5 dit,, i thash te marrim masa te operohem kudo te jet perderisa isha ndjekur me te,, sjam ketu tha,, si perfundim me ndihmoi Dr Ahmet Ponari anestizist ne Mbreteresh Geraldin dhe Dr Artur Habili gjinekolog me operuan te dielen ne mengjes dt 24.9.2023 me urgjenc sepse djalit po i bienin rrahjet e zemres dhe mua! Une vazhdova te kisha komplikacione pasi lindi djali me renie oksigjeni!! Nuk isha e vetmja ate fundjave qe me la ne balte!!! Ishim 5 paciente te dr Koroveshit qe ishim ne rrezik jete se bashku me femijet ne bark!
Ndërkohë që një nënë tjetër ka treguar se shtatzëninë e ka ndjekur te klinika private e doktor Eltonit dhe të gjitha kontrollet i ka kryer po aty. Por në vizitën e radhës, në muajin e 5-të, ajo thotë se doktori i ka thënë se duhet të heqë menjëherë fëmijën në maternitet pasi vetë ishte jashtë shtetit. Nëna thotë se mjeku i ka dhënë antibiotik gjatë shtatzënisë dhe kjo ka përkeqësuar edhe me tepër gjendjen e saj dhe të foshnjes që e humbi në muajin e pestë.
Denoncimi nr.2
Pershnd ! E njejta gje me ka ndodhur dhe mua me Elton Koroveshin !Beja cdo konsult cdo analiz ne klinika e tij private ne whtss i kthente msg kot e me kot . Kur shkova te beja vizitin e radhes isha ne muajin e 5 ai me tha direkt femija ka anomali shko dhe hiqe ne maternitet se une sjam ne shqiperi do iki jasht . E kam mallkuar me shpirt per menyren sesi me trajtoj dhe menyre e thenies se problemit qe femija kishte ! Pasi ktu ai mka dhen antibjotik qe nuk lejohet kategorikisht ne shtatezani. Po e humba femijen. Muajin e 5 te shtatezanis. Eltoni me dha nje nr kontakti te nje kolegut te tij qe une te abortoja femijen. Kolegu tij me dha pergjigjen pse nuk ta hoqi femijen eltoni po duhet te ta heq une. Jetojme ne nje vend te qelbur kok e kemb
Ndërsa shumë nëna të tjera ndihen me fat që kanë shkëputur në kohë ndjekjen e shtatzënisë me doktor Eltonin pasi e akuzojnë atë për neglizhencë dhe moskorrektesë.
Denoncimi nr.3
Pershendetje dhe pergezime per punen qe po beni! Per doktor Elton Koroveshi! Edhe ma kishte sugjeruar nje shoqe “si per te mire” edhe shkova per ekon morfologjike me la takim ne shtet, me pas aty skishte orare te lira edhe i lutesha duke thene ta kryeja ekon te klinika e tij private, dhe me binte supeve me lezet duke me percjelle sikur do vija te blija patate me tha shko te Koco Gliozheni po ashtu me telefono i thashe nuk kam kam kohe te pres oraret e shtetit sepse kur jane te lira ato une shkoj ne javen e 26 dhe nuk kam kohe më per ekon morfologjike, mire mire, se flasim dhe duke me percjelle qetesisht dhe i buzeqeshur nderkohe me tru sishte fare aty. Lavdi Zotit as nuk shkova me as u interesova me per ate doktor dhe kur me flisnin mire per ate i thoja mu duk shume neglizhues. Jo sepse deri ne muajin e 5 jam ndjekur ne qytet tjeter, kam komunikuar me telefonate, cdo gje qe shkruajta me lart ka ndodhur te spitali Mbreteresha Geraldine
Denoncimi nr.4
E njejta gje dhe mua me t njejtin doktorr shkoja per cdo kontroll n privat se n shtet t lejn orar n 7 e mbaro n 12 dhe cdo gjo ok ama vtm qe ti jepja leket atij me pershpejtuan lindjen duke me sakatuar edhe femija u demtua pak por shyqyr zotit tani esht mir se per doktorrat qe kemi ne t marin n qaf. Nderkoh n whats up pergjigjet kot fare as nuk ja ka iden kush je as gje .. vtm hajde per vizit sot hajde nsr normal 30 mij lek nji eko normale pa llogarit t tj. Shpetova qe e shkeputa ndjekjen e shtatezanise me te ne muajin e 7 pasi dhe mua me ka neglizhuar shume, dhe pjesen me te madhe te analizave i kam kapur vete qe skane qene ne rregull. Duke ndjekur cdo konsulte me te ne privat nuk me priti asnje dite te Zotit ne maternitet
Denoncimi nr.5
O zot me kujtohet edhe mua para 5 vitesh,kur doktorr koroveshi,nderkoh kisha shum dhimbje nuk mund te hapesha dot,dhe nuk me fuste ne operacion,Me ka len nga ora 5 e mengjesit deri ne oren 7 te darkes me thoshtr bej ecje jasht,Ne oren 7 e 30 kur e pane qe femija nuk po i ndiheshin rrahjet,dhe kam pas hemoragji,atehere me ka fut ne operacion,dhe gjat operaciinit kam pas tensionin 22 dhe rrahjet e zemres te ulta,Nuk e harroj kurr ate moment,Por fal zotit pas 2 jave qe mdejta shtruar ne spital,vajza esht mire gjithashtu dhe une e tmerrshme cfar po behet keshtuzot ne doren tende
Të njëjtat fjalë kanë nënat e reja edhe për doktor Blenard Nonajn. Sipas tyre, mjeku është neglizhent ndaj problemeve që ato shfaqin pavarësisht se kontrollet po i kryejnë privatisht te klinika e tij.
Denoncimi nr.6
E njejta gje me ka ndodhur dhe mua me doktorin tim, Blenard Nonaj. Me ka cuar 42 jave, Muajin e fundit vizita me pagese cdo 2 dite, dhe se fundmi iku me pushime, me ujra te plasura sme prekte njeri se doktori im nuk gjendjej aty per mua. Fal zotit me ka ndihmuar mamia e ndjera Tatjana Naco sepse femija im, po fishkej nga ujrat e plasura qe cilat po mbaronin. 4 vite e pak me ben goca tani
Denoncimi nr.7
E njejta gje me ka ndodhur mua, me kolegun e tij Blenard Nonaj. E kam djekur ne kliniken e tij private gjithe shtatzanine dhe kur kam lindur me ka lene 5 dite me ujera te plasura ne ate spital te ndyre me kushtet mizerable. Pas shum lutjesh dhe sigurisht dorovitjesh me kane futur ne operim ku fatmiresisht im bir lindi dhe spati probleme. Kushte skandaloze,mjek te papergjegjshem,dhe komunikim skandaloz nga i gjithe stafi. Nje nga eksperiencat me te shemtuara per nje nene te re. JOQ