Arrestohet në Tiranë amerikani 71 vjeçar që prodhonte materiale p*rnogr*fike me të mitur! Emri

Policia ka arrestuar një 71 vjeçar amerikane që prodhonte dhe posedonte materiale p*rnogr*fike me të mitur. Shtetasi David Ira Lang, 71 vjeç u vu në pranga pas një hetimi disa mujor nga Njësia kundër krimet kibernetike, zyrën rajonale të sigurisë së Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe Prokuroria e Tiranës.

Policia kreu dhe kontroll në banesën e 71 vjeçarit në Tiranë ku gjeti dhe sekuestroi pajisje elektronike dhe materiale të tjera që kanë shërbyer për kryerjen e kësaj veprimtarie kr*minale. Ndërkohë vijojnë hetimet, pasi amerikani ishte me precedent penal në Rusi, ku kishte qenë i dënuar me 7.5 vite burg.

‘Operacioni, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Task Forcës për Shërbimet e Përbashkëta Investiguese në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Njësisë kundër Krimeve Kibernetike, me Zyrën Rajonale të Sigurisë së Ambasadës së ShBA në Tiranë (RSO/OCIU) dhe me Prokurorinë e Tiranës

Prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur, arrestohet 71-vjeçari (shtetas amerikan, me precedent penal jashtë Shqipërisë).

Hetimet disamujore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurma virtuale” rezultuan me identifikimin dhe ndalimin e shtetasit amerikan D. L., 71 vjeç, banues në Tiranë.

Ai dyshohet se në Shqipëri, prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur.

Në zbatim të urdhrit të Prokurorit, për ekzekutimin e vendimit të gjykatës, për lejim të kontrollit, Departamenti i Policisë Kriminale kreu kontroll në banesën e 71-vjeçarit, ku gjeti dhe sekuestroi pajisje elektronike dhe materiale të tjera, që kanë shërbyer për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Vijojnë hetimet.’, njofton policia.