Mësuesi amerikan që filmoi veten duke përdh*nuar dhe ab*zuar me nxënësit e rinj dhe i postoi pamjet në internet, ishte mik me diplomatë amerikanë dhe madje ekspozohej para kamerave me ta.
Janë zbuluar kështu detaje të reja për amerikanin p*rvers që prej kohësh ndodhet në Tiranë, ku Policia e Shtetit pranoi sot zyrtarisht se ai ka ab*zuar me fëmijë të mitur.
David Ira Lang që shikoni në foto, 71 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit e cila tha sot se finalizoi pas disa muajsh hetime operacionin e koduar “Gjurma virtuale”.
Lang akuzohet se prodhonte dhe posedonte materiale p*rnograf*ke me të mitur. 71-vjeçari, shtetas amerikan, ishte me precedent penal jashtë Shqipërisë.
Lang, një amerikano-britanik që jetonte në Nju Jork, është një mësues i respektuar dhe i njohur për diplomatë të lartë amerikanë, ndërkohë që më 2017 ishte dënuar me 7 vjet e gjysmë burgim për abuzim me dy vajza të mitura në Rusi, ku ka jetuar për disa kohë.
Ai është fotografuar edhe me konsullin e përgjithshëm amerikan në Ekaterinburg, Thomas Niblock siç shihni në foto. Dailymail kishte raportuar se Lang mori pjesë në programet amerikane për zhvillimin e demokracisë në Rusi.