Nisin reshjet e para të borës në veri, zbardhet Malësia e Madhe! Trashësia e dëborës arrin 10 cm

Mbrëmja e djeshme dhe paraditja e sotme ka sjellë reshjet e para të borës në veri të vendit.

Mësohet se Malësia e Madhe është zbardhur, duke bërë që në segmentin rrugor Hani i Hotit – Vermosh kanë filluar reshjet e dëborës me trashësi rreth 10 cm.

Sipas Mbrojtje Civile, momentalisht ky aks rrugor është i kalueshëm me goma dimërorë.

“Kontratori është prezent me mjete dhe punëtorë për te mbajtur te hapur këtë aks rrugor”, thuhet në njoftimin e Mbrojtjes Civile.

Nga strukturat e OSHE nuk raportohen situata problematike.