Gjykata e Tiranës ka shpallur ditën e djeshme dënimin për Princ Leka Zogu, duke e dënuar atë me 1 vit e 6 muaj burg për akuzën e “Dhunës në familje”, lidhur me një ngjarje të ndodhur disa javë më parë në Oborrin Mbretëror.
Megjithatë, duket se dënimi do të shndërrohet në shërbim prove.
Po ashtu, gjykata ka vendosur dënim për ish-bashkëshorten e tij, aktoren Elia Zaharia, me 6 muaj burg, si dhe për ish-vjehrrin e tij, Gjergj Zaharia, me 1 vit burg.
Të dy këto dënime do të kryhen gjithashtu në formën e shërbimit të provës.
Pas publikimit të vendimit, Elia Zaharia u shpreh se nuk ka asnjë koment në lidhje me çështjen, pasi ajo është ende në proces gjyqësor. Ajo theksoi se do të përqendrohet në aktivitetet kulturore aktuale, si Panairi i Librit, ku ka marrë pjesë së fundmi, dhe se e respekton procesin gjyqësor.
‘Nuk kam asnjë koment për vendimin, pasi çështja është ende në gjykim dhe e respektoj procesin gjyqësor në heshtje’, tha Elia Zaharia.