Dy të rinjtë shqiptarë, kushërinj, vriten me armë nga 21-vjeçari

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Klinë, ku dy të rinj, Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë, janë vrarë me armë zjarri.

Të dy viktimat, të cilët ishin kushërinj, po qëndronin në nje lokal në qendër të qytetit kur ndodhi ngjarja.

Sipas burimeve, Rexhepi humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Albisoni u transportua me urgjencë në Spitalin e Pejës, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Kjo ngjarje ka lënë të tronditur komunitetin, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur motivet dhe rrethanat e këtij krimi të rëndë, për të cilin autor është një 21-vjeçar, i afërm i një politikani.