SHBA- Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në pronësi të grupit zviceran Givaudan është regjistruar ditën e sotme në SHAB. Nga shpërthimi mësohet se kanë humbur jetën dy persona dhe plagosi disa të tjerë. Shkaqet e shpërthimit që ndodhi pasditen e së martës në fabrikën në Louisville, Kentucky, mbeten të paqarta deri më tani.
“Ne ndajmë dhimbjen e familjeve, miqve dhe të dashurve të atyre që humbën jetën ose u plagosën në këtë kohë shumë të vështirë”, thuhet në një deklaratë të grupit zviceran.
“Jemi në fazat e hershme të hetimeve për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit”, shton ai.
Ndërtesat në afërsi të fabrikës u dëmtuan. Kryebashkiaku, Craig Greenberg u kërkoi banorëve vendas të mos heqin mbeturinat që mund të jenë hedhur në oborret e shtëpisë, sepse kjo mund të ndihmojë hetuesit të kuptojnë se çfarë ka ndodhur.
“Është një incident tepër i trishtuar dhe tragjik”, tha Greenberg sot, duke shpjeguar se dy persona që kishin shkuar në punë për të siguruar familjet e tyre kur ndodhi tragjedia humbën jetën. Një nga viktimat u nënshtrua plagëve të marra pasi u dërgua në spital, ndërsa një punonjës tjetër u nxor i vdekur nga rrënojat e ndërtesës.
🇺🇸❗️Una gran explosión en #EEUU deja a varias personas atrapadas
Una gran explosión sacudió este martes un polígono industrial en la ciudad de Louisville, Kentucky, dejando al parecer a varias personas atrapadas y causando una fuerte conmoción en la comunidad pic.twitter.com/NYQaxOWzVg
— Noticiero Promar Tv (@notipromar) November 13, 2024