Një burrë është plagosur me armë zjarri sonte në Tiranë dhe gjendja e tij është kritike, raporton noa.al.
Policia tha se rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi Eduart Reçi, 52 vjeç.
Burri aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje priten në vijim. /noa.al