Atentat në Tiranë, plagoset me plumb në kokë Eduart Reçi

Një burrë 52 vjeçar nga Dibra është plagosur me armë zjarri sonte në Tiranë dhe gjendja e tij është kritike, raporton noa.al.

Policia tha se rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi Eduart Reçi, 52 vjeç.

Ngjarja ndodhi në një lokal në afërsi të banesës së të plagosurit, në rrugën Faik Konica pranë rrugës së Elbasanit.

Burri aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje priten në vijim. /noa.al