Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar ashpër ndaj justifikimit të kreut të policisë Ilir Proda, për masakrën në Dobraç. Ai ishte sot në Kuvend për të folur mbi buxhetin e policisë dhe u pyet mbi ngjarjen. Proda deklaroi se “nuk ka shkopin magjik”. Sipas gazetares Lala, u vranë 4 persona dhe kryepolici duhet ta marrë seriozisht këtë ngjarje. Sipas saj, kutia e Pandorës është hapur.
“Ilir Proda foli për herë të parë për masakrën e Dobraçit. Ishte jo serioz. Ti thotë dikush që për zbardhjen e ngjarjeve të renda kriminale duhet angazhim serioz dhe t’i lërë historitë me përralla e shkopinj magjik. Janë vrarë 4 qytetarë. Kutia e Pandorës në Shkodër është hapur. Kryepolici ndërkohe bën si vajtonjës”, shkrun ajo në rrjetet sociale.
Në atentatin e Dobraçit, objektiv dyshohet se ishin dy nga viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati si edhe një tjetër që mendohet se udhëtonte me ta në makinë, por që ende nuk është identifikuar nga autoritetet. Dyshimet kryesore të hetuesve janë për praninë e Ibrahim Licit i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ndërkohë Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka kallëzuar efektivët e policisë për shpërdorim detyre pranë Prokurorisë.
AMP dyshon se ata kishin për detyrë ta shoqëronin këtë person, i cili besohet se ishte i treti që po udhëtonte në mjetin tip Benz, ku ndodheshin edhe dy viktimat e atentatit mafioz, Hamza Lici dhe Arlind Bushati.
Madje Ibrahim Lici dyshohet se ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje, me plagë të lehta që nuk i kanë rrezikuar jetën.