Cilat janë 4 qytetet në Shqipëri më të preferuara të shqiptarëve për udhëtime?

Shqiptarët po udhëtojnë gjithnjë e më shumë. Instat ka publikuar të dhëna që tregojnë se në vitin e kaluar numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi brenda apo jashtë Shqipërisë, ishte 4 milionë e 399 mijë e 859.

Sipas Instat, ky tregues është 17,4 % më i lartë se në vitin 2022. Udhëtimet për qëllime personale përbëjnë 97,5 % të udhëtimeve gjithsej, ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi 2,5 % të tyre.

Por cilat kanë qenë destinacionet më të preferuara për udhëtime në Shqipëri?

Në vend të parë është padyshim kryeqyteti, Tirana. Më pas vijnë Vlora e ndjekur nga Korça dhe Durrësi. Nëse i krahasojmë shifrat, rezulton se ka një rritje të konsiderueshme të udhëtimeve me mikrobuzë apo autobuzë, çka tregoin për një rritje të aktivitetit të agjencive turistike që organizojnë ture nëpër Shqipëri.

Ndërsa sa i përket destinacioneve jashtë vendit, kryeson Greqia, e ndjekur nga Italia dhe shtetet e tjera si Spanja apo Anglia, raporton SCAN.