Kosovë/ Policia konfirmon: dy persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në një lokal

Dy persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë, të martën rreth orës 17:00. Zëdhënësi i Policisë Rajonale për Pejë, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Dukagjinin se njëri nga viktimat ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Personi tjetër, i cili ishte plagosur rëndë, sipas Gashit është dërguar fillimisht në spital, por më pas ka ndërruar jetë. Policia ka arrestuar një person lidhur me rastin dhe në vendngjarje janë të pranishëm dy prokurorë të krimeve të rënda, të cilët po kryejnë hetimet e nevojshme për rastin.