E rëndë në Librazhd, 75-vjeçarja goditet për vdekje nga dashi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragostunjë të Librazhdit. Një e moshuar 75 vjeçe ka humbur jetën pasi u godit nga dashi. Mësohet se gruaja ishte duke kullotur bagëtitë kur e ka goditur kafsha. Goditja ishte e rëndë, duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra.