Gruaja shtatzënë: Ju rrëfej eksperiencën e frikshme në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Një grua shtatzënë, e cila pritet të lindë këtë javë, ka ndarë një përvojë tronditëse nga vizita e saj e fundit në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

“Kam per te ber lindjen kete jave dhe shkova per eko te mbreteresha geraldine (pershkak se ekon e fundit duhet ta besh aty si pjes e rregjistrimit te pacientit nese individja shtatezan deshiron ta lind femijen ne ate maternitet)”,-shkruan ajo.

Përvoja e saj ka ngritur shqetësime serioze për kushtet dhe trajtimin në këtë institucion shëndetësor.

Nëna e ardhshme rrëfen:

“Eksperienca ishte e frikshme!!

1- Per ekon abdominale do pagoje 15 mij lek te vjetra (sepse ashtu e ka cuar shteti)

2- Sado te pagoje , mjekja/mjeku gjinetolog fusnin pa rradhe gje eshte e padrejt

3- Burri im hapi deren duke i bertitur 2 mjekeve sepse ato futen 3 – 4 gra kur rradha ime ishte para tyre dhe ato mashtruan duke then ishte urgjente (nderko qe nuk ishte) .

4- U futa per ekon dhe pres 20 min me tel ne dor sepse ato 2 mjeket than (do presesh doktorin) dhe doktori nuk vjen keshtu qe pas 20 min pritje me cojn te dhoma *EKO 2* .

5- Te kjo dhome… thjesht skandaloze sepse nuk kishe fare privatesi dhe ishin diku te mbi 24 praktikant (femra + meshkuj student) . Ankthi nuk po me pushonte sepse te thoje se mund te hapje gojen per pak privatesi , sdo te ndodhte..

6- Te Eko me nxoren me pak javeshe ndryshe nga java e fundit qe jam .

Dhe te imagjinosh qe femrat te lindin me planifikim apo te kene rast emergjent ne ate lloj spitali shteteror me “emer” … ke frik mos vdes se kur te neglizhojn dhe sorrollasin kur je me femij ne bark , imagjino diten e lindjes qe mund te kesh komplikacione dhe nga pakujdesia te marrin jeten”

Pacientja shprehet se ka frikë për procesin e lindjes, sidomos në rastet kur mund të ketë komplikacione, duke theksuar se përvoja e saj gjatë kësaj vizite e ka bërë të humbasë besimin në cilësinë e kujdesit që mund të marrë në këtë maternitet.