Qytetarët e Vlorës kanë nisur të marrin masat paraprake për shkak të parashikimeve për mot të keq dhe reshje shiu. Ata kanë vendosur thasë me rërë para biznesve dhe banesave për të parandaluar shkatërrimet nga përmbytjet. Qyteti bregdetar u përball me një situatë të frikshme nga përmbytjet e 4 tetorit të cilat shkaktuan dëme të mëdha në biznese dhe banesa.
Përmbytjet e 4 tetorit në Vlorë
Moti i keq dhe reshtjet intensive të shiut më 4 tetor sollën përmbytje me pasoja kolosale në qytetin bregdetar. Situata më kritike u raportua në lagjet ‘Albano dhe Romina’, lagjia ‘Leg Sallat’, lagjia ‘28 nëntori’, zona te Xhamia, zona te Xhamia, lagja ‘Rilindja’, ‘Skela’, ‘Pavarësia’, rruga ‘Hasan Kushta’ rruga “Gjergj Araniti” aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit ‘Ismail Qemali’.
Po ashtu si pasojë e përmbytjeve djeshme u evakuuan 33 familje, konkretisht 55 persona e kaluan natën në konvikte. Uji dhe balta vërshuan në banesa dhe biznese, ku dëmet e shkaktuar kanë qenë katastrofike. Ende nuk ka një përllogaritje të bilancit të saktë, por autoritetet vendore pritet të nisin punën për verfikimin e dëmeve. Niveli i ujit në shumë rrugë të qytetit bregdetar arriti 50-60 centimetër. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar.