U largua nga banesa pas debatit me të atin! Gjendet 15-vjeçari, kishte udhëtuar nga Shkodra për në…

15-vjeçari Aurel Bibaj nga Postriba e Shkodrës, i i cili prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me familjen, është gjetur në Tiranë. I mituri është gjetur në zonën e Babrrusë në kryeqytet, ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Prej dy ditësh, ai kishte humbur kontaktet me familjen e tij në Postribë.

Mëngjesin e djeshëm pasi ka lënë vëllain në shkollë, është larguar duke mos u futur në mësim dhe nuk ka shkuar as në shtëpi. Kjo ka shqetësuar prindërit ndërsa babai i tij Agim Bibaj denoncoi në polici rastin dhe ditën e sotme edhe në media, duke thënë se djali tij, sipas dëshmisë së shokëve të 15-vjeçarit, është larguar pasi babai i kishte bërtitur që të sillej mirë.

Pas një angazhimi të policisë, 15-vjeçari i është dorëzuar familjes. Tashmë do të merret në pyetje në praninë e psikologëve për arsyet e largimit të tij nga banesa.