Niset për në shkollë, zhduket 15-vjeçari

Një 15 vjeçar nga Postriba në Shkodër prej dy ditësh ka humbur kontaktet me familjen. Babai i tij, shtetasi Agim Bibaj tregon se i biri 15 vjeçar është nisur në mëngjes për në shkollë por nuk është futur në mësim duke u larguar në drejtim të paditur. Që nga ai moment nuk ka shkuar në shtëpi gjë e cila ka alarmuar familjen e tij. Babai ka bërë menjëherë denoncim pasditen e 11 nëntorit në policinë vendore të Shkodrës. Efektivët janë angazhuar për të gjetur se ku ndodhet 15 vjeçari dhe se përse është larguar. Sipas babait, djali i tij dyshon se është larguar për shkak se ditët e fundit i ka bërtitur që të mos bëjë sjellje të keqe, gjë të cilën ia ka shprehur vetëm shokëve dhe jo familjes.

Agim Bibaj i bën thirrje kujtdo që mund ta ketë parë djalin e tij që ta njoftojnë. Po ashtu ka një thirrje edhe për të birin duke i thënë që të kthehet sa më parë sepse e prêt me padurim familja e tij.