Shpallet në kërkim ndërkombëtar 43-vjeçari në Maliq, abuzoi 4 vjet me të miturën

Një ngjarje e rëndë u regjistrua rreth 1 javë më parë në fshatin Sheqeras në Maliq, ku një e mitur 16-vjeçare u paraqit në polici për të denoncuar një 43-vjeçar. Ajo rrëfeu se 43-vjeçari ka abuzuar me të që kur ishte 12 vjeçe. Autori është shpallur në kërkim dhe dyshohet se është drejtuar drejt shtetit grek, ku jeton vëllai i tij.

Gjatë këtyre ditëve, janë kryer kontrolle në banesat e të afërmve, miqve e të njohurve të tij në fshatin Sheqeras, si dhe në fshatin Barç ku jetonte me familjen e tij dhe në Maliq. Prokuroria e Korçës nxori urdhrin e kërkimit ndërkombëtar për E.Sh., urdhër i cili iu përcoll Interpol Tiranës për të vijuar procedurat e kërkimit ndërkombëtar, si edhe po komunikohet me homologët për të arrestuar 43-vjeçarin.