Një 30-vjeçare po përballet me vështirësi në shikim për shkak të një problemi serioz me sytë, të quajtur strabizëm, i cili i shkakton dhimbje të forta koke dhe marramendje.
Problemi buron nga fakti që njëri sy nuk kryen lëvizjet e nevojshme dhe për këtë arsye, sytë nuk arrijnë të fokusohen në mënyrë të duhur, duke krijuar një kryqëzim në shikim e një pengesë të përhershme për shqisën e të parit.
Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje, mjekët i kanë rekomanduar një ndërhyrje që kushton 2 milion lekë, një shifër që tejkalon mundësitë financiare të së resë.
Me një pagë mujore prej 350 mijë lekësh, ajo duhet të mbajë familjen dhe të paguajë qiranë, duke e lënë në pamundësi për të mbledhur shumën e kërkuar për trajtim.
“Ju lutem, me ndihmoni,” apelon ajo me zemër në redaksinë e JOQ, duke theksuar se përveç vështirësive shëndetësore, po përballet edhe me paragjykime nga të tjerët për shkak të gjendjes së saj.
Teksa shpreson drejt një rrezeje shprese, e reja kërkon solidaritetin e komunitetit për t’i dhënë mundësinë për një jetë pa dhimbje dhe me shikim të qartë.
Ajo shkruan:
“Nese me ndihmoni….jam 30 vjeç kom prb me syt strapizem me japin shum dhimbje koke me meren ment ngaqe njeri nuk e kryen lëvizjen e duhur dhe bashkohen me nji drejti …….me kërkuan 2milion lek un nuk kam mundësi ti mbledh ato lek ….un punoj dhe rroga ime esht 350 milek dua te mbaj familjen dhe te paguaj qeran ….te lutem me zemer me ndihmi😭😭🙏🙏te gjith me paragjykojn 😭😭”