Një video e publikuar në JOQ Albania bëri bujë ditën e djeshme pasi u pa se trajneri nga Suhareka Valmir Fetiu qëllonte me shuplakë të bijën 8-vjeçare pas humbjes me rivalen serbe në ndeshjen e Taekwondo që u zhvillua në Tiranë.
Ky i fundit ka bërë disa dalje publike bashku me vajzën e tij, Valina Fetiu, për të sqaruar situatën e cila u bë temë diskutimi publik pas ndeshjes së vlefshme për Kampinatin Europian të Taekwondo.
Fetiu sqaroi se gjesti ishte një përpjekje për ta orientuar vajzën, pasi ajo ishte tejet e zhgënjyer nga humbja.
“E jap jetën për një thua të saj,”-tha ai emocionalisht gjatë emisionit, ndërsa më pas përqafoi dhe puthi të bijën, duke theksuar dashurinë dhe përkushtimin e tij ndaj saj.
Ai u pezullua 6 muaj nga Federata Europiane për të ushtruar profesionin e tij pasi videoja u bë virale.