Djali përdhos moralin e nënës: E përdalë! Fle me burrin e flet me dashnorin, kam fakte!

Pavlina i kërkon nënës, Dritës në “Shihemi në Gjyq” pjesën e saj të pasurisë, e cila i është dhuruar djalit, Nertilit. Por Drita rrëfeu në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se ndaj djalit e nuses ka urdhër mbrojtjeje pasi e kanë dhunuar. Ajo thotë se truallin prej 496 metrash katrorë dhe shtëpinë prej 79 metrash katrorë ia ka dhuruar ndërsa ka qenë me depresion dhe është mashtruar.

Përmes një telefonate, djali, Nertili i bashkohet bisedës në studio. Që në fillim ai shpreh mungesë të plotë respekti ndaj nënës dhe thotë se prona është ndërtuar në sajë të babait. Ai thotë se ia ka dhuruar i ati, ndërsa për Dritën shpërthen në ofendime e akuza të rënda për moralin e saj.

Djali e quan nënën “të përdalë” dhe thotë se ka prova e fakte për këto akuza si dhe ndihet i turpëruar prej saj.

Nertil: Ajo është një grua e çmendur, një grua e përdalë, një grua e degjeneruar!

Drita: Phu, jazëk të qoftë o qen!

Nertil: Nuk po dalim dot prej shtëpisë në qytet!

Drita: O qen që ma ke pirë gjakun, o qen!

Eni Çobani: Po si i thua mamasë këto fjalë?

Nertil: I kam mesazhet në telefon, i kam të gjitha!

Drita: Ma ke pirë gjakun o qen!

Eni Çobani: Si mund t’i thuash mamasë këto fjalë ore zotëri?!

Nertil: Po i kam me fakte moj, i kam me fakte!

Eni Çobani: Po si i thua nënës e përdalë?!

Nertil: E përdalë pra është, shumë, shumë e përdalë!

Eni Çobani: Po pse, djalë je ti?

Nertil: Fundi, fundi, fundi i botës! Ato që bën ajo!

Eni Çobani: Nëna jote ë?!

Nertil: Po, po! E kam me fakte!

Eni Çobani: Dhe ti ke marrë dhurim nga nëna jote duke e quajtur nënën të përdalë!

Nertili vijon të ngulmojë se prona e konsiderueshme është dhuruar prej të atit. Ai thotë se nëna e tij bën viktimën dhe vazhdon me akuzat.

Nertil: Ajo bën viktimën, është gruaja më fundërrinë në botë që ekziston them unë! Ajo është nga ato gra që fle me burrin në krevat dhe llafos me dashnorin në telefon! E kam me fakte e të tëra!

Eni Çobani: S’ju lejoj që të flisni për znj. Drita në këtë formë…

Nertil: Janë me fakte, me të tëra!

Sa u përket provave, Nertili deklaron se nëna e tij 60-vjeçare ka marrëdhënie jashtëmartesore.

Nertil: I kam me fakte, me prova, për kokën e dy fëmijëve!

Drita: Çfarë thua ti?! Çfarë thua ti o qelbanik?!

Nertil: Nuk guxoj të dal dot prej shtëpisë në qytet se më tregojnë me gisht!

Eni Çobani: Nertil, të lutem, për çfarë provash flet?

Nertil: Për çfarë provash flas unë?

Eni Çobani: Po.

Nertil: Ajo është mësuar si në fshat, t’i marrë dashnorët, t’i sjellë në shtëpi, por nuk e toleroj atë muhabet unë, sot e mot. Ore është grua 60 vjeç dhe e ka mendjen të… cingrenoset poshtë e përjetë, e do më troç?! Do më troç?! Është grua e përdalë!

Eni Çobani: Kjo është shumë e rëndë!

Nertil: Është e rëndë dhe t’i vijë turp!

Drita: Unë jam 60 vjeçe!

Nertil: O fundërrinë, o fundi i botës!

Drita: Jam grua 60 vjeçe!

Nertil: Ti s’ke turp! Ti na ke turpëruar mua, me burrë…ti je fundi i kazanit!/tvklan.al