TIRANË- Edlira Çepani ka shkruar disa fjalë zemre për bashkëshortin e saj që ndërroi jetë Gert Bogdanin. Duke postuar një video në rrjetet sociale, Çepani ka shkruar se bashkëshorti i saj ka qenë gjithmonë një mbështetje e madhe për të.
“Ndërkohë që rishoh këto emisione të viteve të shkuara, vazhdoj ta falenderoj Zotin çdo ditë për ty Gerti im. E falenderoj që pata fatin të të kisha në krah në këtë jetë, se rrallë herë i vijnë kësaj bote njerëz si ti! E falenderoj edhe tani, që ti nuk je më fizikisht, sepse kam fatin të të kem etalonin tim të vlerave dhe shembullin më të mirë për t’u ndjekur, si për vete, ashtu dhe për Ajrën dhe Reinartin tonë. Faleminderit që më zgjodhe mua që të ecnim bashkë për dore! Ti do jesh gjithmonë drita në rrugën time!”, shkruan Çepani.
Gerti Bogdani ndërroi jetë papritur më datë 18 shtator teksa ndodhej në ambientet e hotel “Rogner” në Tiranë. Ai ishte në shoqërinë e miqve dhe kolegëve të tij, kur pësoi një goditje në zemër.