Eva Alikaj rrëfen ndarjen nga bashkëshorti: ‘Ishte e dhimbshme! Doja që djali të mbante kontakt me të atin’!

TIRANË- Aktorja e njohur shqiptare Eva Alikaj ka folur për ndarjen e saj nga bashkëshorti. E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel, Alikaj tha se ndarja e saj ishte e dhimbshme, ndërsa zbuloi se djali i saj, Xhino, nuk ka kontakte me babain e tij.

Ai besoj (babai) ka krijuar raport me djalin?

Eva Alikaj: Jo nuk ka. Kam dashur që Xhino të mbajë kontakte të më. Ai është austriak. Para pak kohësh erdhi në Vjenë, prapë i thashë ta takonte babanë, qoftë edhe si mik. Unë i fal njerëzit.

E ke peng që hoqe dorë nga diva e kinemasë?

Eva Alikaj: Unë jam diva. E dija që po të doja dhe kur të doja unë vija dhe luaja. Unë di që zemrat e njerëzve ndrisin kur më shohin mua. Çfarë mund të dua më tepër. Që kisha famë të madhe, këtë s’kisha si ta dija.