Tragjike / Vdes roja i “Illyrian Guard”, e zuri korenti në kullën e “Albcontrol”-it në Rinas (EMRI-FOTO)

Një punonjës sigurie i kompanisë “Illyrian Guard”, Han Draxhoshi, humbi jetën në mënyrë tragjike pasi ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë detyrës së tij tek Albcontrol në Rinas.

Sipas familjarëve të viktimës, “Illyrian Guard” nuk ka dhënë deri më tani asnjë reagim për ta dhe nuk ka treguar përkujdesjen e duhur për të ndihmuar familjen në këtë situatë të vështirë.

Të afërmit shprehin shqetësimin se pas aksidentit, vetëm kolegët e punës u kujdesën për transportimin e tij në spital, ndërsa kompania dhe ndihma e shpejtë nuk kanë reaguar në kohë. Për më tepër, ata theksojnë mungesën e një raporti policor mbi ngjarjen, duke ngritur pikëpyetje mbi masat e sigurisë dhe përgjegjësinë e kompanisë për të siguruar kushte të përshtatshme në vendin e punës.

Kjo situatë ka shkaktuar reagime dhe shqetësim të thellë, ndërsa familjarët e viktimës kërkojnë një hetim të plotë dhe që “Illyrian Guard” të mbajë përgjegjësi për rrethanat e këtij incidenti fatal.