Kontejnerët me mbetjet toksike skanohen ngjitur me kamionat e ushqimit

Një situatë shqetësuese është konstatuar në portin e Durrësit, ku konteinerët që përmbajnë mbetje toksike janë skanuar përkrah mjeteve të tjera transportuese. Një qytetar ka denoncuar për JOQ se kontejnerët me mbetjet toksike po skanohen ngjitur me kamionët që përmbajnë produkte ushqimore të freskëta. Kjo ndarje e papërshtatshme e përmbajtjes së rrezikshme dhe produkteve të përditshme ka ngjallur shqetësim te punonjësit dhe transportuesit, të cilët frikësohen për sigurinë dhe shëndetin e tyre. Kjo situatë në portin e Durrësit ngre pyetje serioze mbi procedurat e sigurisë që po ndiqen gjatë kontrollit të mallrave të rrezikshme që po dërgohen në Porto Romano.