Aksident në rrugën e Kombit, 6 persona të plagosur rëndë, 4 prej tyre gra nga Kosova

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kombit, ku 6 persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Aksidenti ndodhi në aksin Milot-Rrëshen në afërsi të urës me harqe. Për pasojë janë plagosur rëndë 6 persona mes të cilëve 4 gra nga Kosova që udhëtonin bashkë me një prej makinave. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.