Të rinjtë futen me forcë në qendrën estetike, kontrollojnë çdo sitar e më pas largohen

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një denoncim i bërë nga një qytetare nga Tirana, e cila ka sjellë pamje shqetësuese nga një ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 6 nëntorit. Në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë së biznesit, shihen dy të rinj që hyjnë me forcë në ambientet e një qendre estetike, duke përdorur një mjet të paidentifikueshëm për të hapur derën.

Pas hyrjes në qendër, të rinjtë shfaqen duke kontrolluar të gjithë sirtarët e objektit, në kërkim të diçkaje që mbetet e paqartë. Ndërkohë që në pamje nuk duket qartë nëse kanë arritur të marrin diçka nga biznesi, dyshimet janë se mund të kenë kërkuar para ose sende me vlerë, por mund të mos kenë gjetur asgjë. Pronarja e biznesit, e cila ndau këtë video me JOQ Albania, kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar të rinjtë.