Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen, në afërsi të urës me harqe, ku 6 persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Mes të plagosurve janë katër gra nga Kosova, që udhëtonin në një nga makinat e përfshira në aksident. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. Për momentin, ende nuk ka informacione të plota lidhur me shkakun e aksidentit, por gjithçka është duke u hetuar.