Shkenca shpjegon përse një nga ‘mrekullitë’ më të mëdha të Krishtit mund të ketë qenë në fakt e vërtetë

Sipas një grupi shkencëtarësh, përkundër deklaratave skeptike, një nga mrekullitë më të famshme të Jezus Krishtit mund të ketë qenë në fakt e vërtetë.

Nëse Ai ka qenë vetë Zoti apo biri i tij, historianët janë të një mendimi se ai ka ekzistuar në të vërtetë.

Dikush thotë se romakët kanë shkruar shumë gjëra dhe Jezusi përmendet nga historianët e tyre shumë përpara se perandoria romake të konvertohej në kristiane, shkruan rrjeti britanik LadBibble.

Prandaj shume mund të thonë se Jezusi ka qenë i vërtetë por për mrekullirat që ka bërë, ka ende mjaft debat për mënyrën sesi ia ka arritur.

Dhe ne fakt në lidhje me historinë fantastike të “kapjes së peshqve” nga apostujt dhe mrekulli të tjera të Jezusit, mund të ketë shpjegime shkencore.

Në librin e Biblës ka dy histori për këtë mrekulli, edhe pse disa detaje mungojnë për Jezusin dhe apostujt e tij që peshkojnë në Detin e Galileut ne Lindjen e Mesme.

Në të dyja versione Jezusi u thotë miqve ‘ta provojnë njëherë peshkimin’, dhe kur ata hedhin rrjetat habiten të kapin sasi të mëdha peshku.

Autori Luke (biri i Matthew, Mark, Luke, e John) shkruante se kjo ka ndodhur herët në ‘karrierën’ e Krishtit, kurse sipas John, ka ndodhur kur ai u kthye nga vdekja rreth kohës së Pashkëve, dhe se miqtë e tij në atë rast kapën saktësisht 153 peshq.

Dikush thotë se mund të ketë një shpjegim shkencor për kapjen e shumë peshqve në detin e Galileut.

Studiuesit e laboratorit Kinneret Limnological të cilët kanë studiuar Detin e Galileut, që në fakt është një liqen me ujë të kripur në Palestinë ose Izrael, kanë gjetur një shtresë të ftohtë uji që ka mungesë oksigjeni.

Në rast ere dhe valësh ko shtresë ngrihet në sipërfaqe dhe peshqit nuk dalin dot prej saj ndërsa ngordhin nga mungesa e oksigjenit.

Kur kjo ndodh mund të gjesh shumë peshq të ngordhur që bien në rrjetë, siç mund të ketë ndodhur në rastin e sugjerimit të Jezusit për miqtë e tij.

Studiuesit thonë se kjo ka ndodhur në vendin ku përshkruhet në Bibël dhe mund të shpjegojë përse apostujt e tij bënë patën një gjueti aq të mbarë peshku, shkruan rrjetiLadbible