Si ju ndihmon turmeriku të humbni peshë

Mund ta gjeni si rrënjë ose në versionin e tij më të përhapur si të bluar në pluhur ngjyrë portokalli të ndezur. Arsyeja se përse ju duhet ta përdorni patjetër vjen nga vlerat e mëdha që i dhuron organizmit. Në veçanti për ata që duan të humbasin në peshë apo të mbajnë në peshë ideale trupore.

Largon yndyrën e tepërt

Vetëm një pije me turmerik në ditë do ju ndihmojë të digjni shumë më shumë yndyrë nga se mendoni.
Sipas studiuesve në Universitetin e Tufts në Masaccusets, turmeriku ndihmon në eliminimin e yndyrës së tepërt me 47% në vetëm 3 muaj.

Ata shpjegojnë se kurkumina, një polifenol që ndodhet në erëza, bllokon rritjen e enëve të gjakut që furnizojnë indet dhjamore, duke e shtyrë trupin të djegë dhjamin në vend që ta ruajë atë.

Frenon oreksin

Turmeriku ju ndihmon të frenoni oreksin e tepërt dhe ul dëshirat për ushqime kalorike.
Kjo sepse kurkumina që gjendet tek kjo erëz ka aftësinë t’ju bëj të ndiheni më të ngopur dhe t’ i japë një shtysë metabolizmit për të djegur më shumë kalori.

Shkrin qelizat dhjamore

Kurkumina, përbërja aktive që gjithashtu i jep turmerikut ngjyrën e tij të artë, nxit qelizat dhjamore që të shkatërrohen.

Efekti i tij është aq i fuqishëm sa në një studim të publikuar në revistën Drug Research, pjesëmarrësve ju dha 1 lugë me turmerik çdo ditë dhe humbën 6.6 herë më shumë yndyrë trupore dhe 7.6 herë më shumë dhjam në zonën e barkut.

Disa mënyra se si ta përgatisni e ta konsumoni me pak kalori e shumë shije.

Pija e artë e dimrit

Përbërësit
250 ml qumësht
2 lugë çaji nga pluhuri i turmerikut
1 lugë çaji sheqer kaf sipas dëshirës

Përgatitja

Vendosni qumështin të ziejë dhe në të shtoni turmerikun bashkë me sheqerin kaf.

Kur të jetë gati hiqeni nga zjarri dhe mund ta konsumoni të ngrohtë.

Të njëjtën recetë mund të ndiqni edhe nëse doni të shtoni pak kafe ekspres apo turke brenda për një shije më të fortë./agroweb