Lajm i mirë! Nëna e 2 fëmijëve ribashkohet me familjen pas publikimit në JOQ

Një lajm i mirë sapo ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania në lidhje me zhdukjen e nënës së re nga Durrësi. Isnie Selxhaferi, nënë e dy fëmijëve të vegjël, më në fund është ribashkuar me familjen e saj. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e saj për JOQ Albania. Isnie, e cila vuan nga depresioni, ka një foshnje të sapolindur një muajsh dhe një tjetër fëmijë të vogël. Ajo humbi kontaktet me familjen e saj që prej ditës së martë. Rasti i zhdukjes së nënës së dy fëmijëve u publikua në JOQ dhe fatmirësisht ajo është shëndoshë e mirë dhe i është bashkuar familjes.