Mes tyre edhe ish-presidentë/ Fitorja e Presidentit Trump, 47 intelektualë mblidhen së bashku në Tiranë

Një grup miqsh, figura të njohur të jetës publike shqiptare nga të gjitha fushat janë mbledhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë për të celebruar fitoren e kandidatit republikan, Donald Trump në garën për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ish-Presidentët, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, ahkrimtarja Helena Kadare, profesori i njohur Et’hem Ruka, ish-themeluesi e PD, Rexhep Uka, konstitucionalisti Shkelqim Hajdari, Bujar Kapexhiu, Myslym Murrizi, Arjan Galdini, Kastriot Çipi, Armir Shkurti, Alfred Cako, Vjollca Braho, Alma Cani, Bruna Shiroka, Ledjo Pano, Kreshnik Osmani, Azgan Haklaj, Nagip Fejzi (drejtues i forumit ekonomik mbarëshqiptar) dhe Mendi Qyra (drejtues i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut ), Ilir Harxhi, Artin Kovacci, Arison Puka si dhe miq të spikatur nga fusha artit, kulturës, ekonomisë, sportit etj gjithsej 47 personalitete, kanë kaluar disa orë së bashku ku kanë vlerësuar kontributin e Presidentit Trump në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Përtej deklaratave nga aktorët politike, grupi i miqve janë shprehur optimistë për rolin e Presidentit Trump në konsolidimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA nën Presidencën e Trump, ku përfshihet mbështetja për Kosovën dhe Reformën në Drejtësi në Shqipëri.