Planet e Mark Zuckerberg për të ndërtuar një qendër të dhënash të Inteligjencës Artificiale (IA) me energji nukleare janë shkatërruar nga një lloj i rrallë bletësh. Meta, Google, Amazon dhe Microsoft i janë përkushtuar fushës së Inteligjencës Artificiale dhe po investojnë miliarda dollarë në projektet me energji nukleare për të përmbushur kërkesat e së ardhmes për energjinë.
Meta kryeson me planet për të ndërtuar qendrën që të mbështesë zhvillimin e shpejtë të kompanisë në fushën e IA. Por trualli i përzgjedhur për ndërtimin ka hasur disa pengesa.
Sipas Financial Times, një lloj i rrallë bletësh që u zbulua ngjitur me truallin po ndërlikon gjithçka.
Sipas dy burimeve, “nëse plani do të ishte realizuar, Meta do të ishte gjiganti i parë teknologjik që do të ndërtonte Inteligjencën Artificiale me energji nukleare”.
Artikulli nuk përcakton vendndodhjen e saktë të qendrës. Duket se Zuckerberg është acaruar nga mungesa e energjisë nukleare në SHBA krahasuar me Kinën që konkurron kompanitë amerikane.
Së fundmi, të gjitha kompanitë e mëdha të teknologjisë kanë deklaruar se po investojnë në energjinë nukleare për të ushqyer ‘bishën e uritur’ të Inteligjencës Artificiale.