Përleshje me thika në Gjirokastër, një i ri rëndë në spital.
‘Mbrëmjen e sotme, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi L. H., 21 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Shtufit”, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L. Dh., 29 vjeç, banues në Fier, e ka goditur me mjet prerës (thikë).
21-vjeçari u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit L. Dh.
Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes’, informon policia.