Nuk ka shumë risi në listën e publikuar sot nga FSHF-ja, e hartuar nag trajneri Sylvinho, në funksion të dy sfidave të fundit kualifikuese të Ligës së Kombeve. Mund të evidentojmë rikthimin në kombëtare të Keidi Bare, pas disa kohësh, ndërsa vijon të thirret Elseid Hysaj, edhe pse pa ekip (Lazio e ka lënë jashtë listës së federuar për Serie A dhe Ligën e Europës), por vijon të stërvitet me bardhekaltrit. Ja njoftimi i bërë me këtë rast nag faqja zyrtare e FSHF-së në internet:
“Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të ‘Nations League’, në stadiumin ‘Arena Kombëtare’ ndaj Çekisë (16 nëntor, ora 20:45) dhe Ukrainës (19 nëntor, ora 20:45). Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin zyrtar nga dita e hënë, ndërsa trajneri Silvinjo ka publikuar sot listën me lojtarët e thirrur për dy ndeshjet e nëntorit.
Tekniku kuqezi ka vendosur të grumbullojë katër portiere; Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.
Në mbrojtje janë Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.
Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Feta Fetai, Jasir Asani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha dhe Keidi Bare.
Në sulm: Ernest Muçi, Indrit Tuci, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.
Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me ata që do t’i përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa përgatitjet zyrtare nisin të hënën”.