Gazetarja Klodiana Lala në një studio televizive zbuloi të tjera detaje për masakrën e pak ditëve më parë në Shkodër, ku mbetën të vrarë 4 shtetas.
Lala tha se ende nuk ka një autor dhe e vetmja gjë e re është fakti që prokuroria e Shkodrës nuk do ta mbajë më nën hetim dhe do të kalojë dosjen në SPAK, organ që ka nën hetim dosjen “Metamorfoza”, ku janë identifikuar pjesëtarë të grupit Bajri.
“Është rënduar bilanci për masakrën e Dobraçit, sepse ka shkuar në katër numri i viktimave, pasi ndërroi jetë edhe Bashkim Basha.
Është folur për një person të tretë. Është përdorur armë e gjetur në sediljen e pasme dhe janë gjetur gjurmë gjaku aty, këto krijojnë dyshime se ka patur person të tretë. U aludua se mund të ketë qenë Ibrahim Lici. Deri tani nuk është identifikuar. Nuk ka gjurmë gishtërinjsh të plota. Është përftuar një profil ADN, por nuk ka profil krahasues.
E vetmja gjë e re është fakti që prokuroria e Shkodrës, nuk do ta mbajë më nën hetim dhe do të kalojë në SPAK.