Të gjithë janë në kërkim të një partneri ideal në jetë. Por çfarë karakteristikash duhet të kenë që ta bëjnë atë person ideal. Kjo temë u zhvillua në “D-Night” në “Ora News” ku mesazhet dhe telefonatat ishin të shumta. Një djalë, i cili ndaloi në terren për intervistë le të themi që kishte një kërkesë disi më specifike.
PJESË NGA INTERVISTA:
Kledisi: Partnerja juaj ideale?
Djali: Të jetë e bukur, të jetë për shtëpi, serioze se ne jemi prej fshatit. Kemi dhe lopë e bagëti duhet me i mbajt.
Kledisi: Ka akoma kështu gocash në qarkullim?
Djali: Ka si s’ka
Kledisi: Ti paske kërkesa të veçanta fare. Partnerja mund të kërkoj dhe ti shesësh këto të lëvizni në qytet. Ti blesh çantë PRADA.
Djali: Shesim lopën dhe ja blejmë./OraNews