Deklarata e fortë e Flutura Açkës: Gazment Bardhi dhe shpura e tij më kanë shantazhuar dhe intimiduar!

Deputetja opozitare, Flutura Açka i ka bërë një kërkesë kuvendit për të ndërruar komision, ndërsa thotë se Gazment Bardhi dhe shpura e tij i kanë bërë shantazhe dhe intimidime. Në kërkesën drejtuar kryeparlamentares Elisa Spiropali, deputetja thotë se kërkon që të largohet nga Komisioni i Medias dhe të shkojë tek i Ligjeve.