Burri denoncon largimin e bashkëshortes nga banesa, nis puna për gjetjen e saj!

Një 38-vjeçar ka kërkuar ndihmën e policisë së Durrësit për gjetjen e bashkëshortes e cila është larguar nga banesa. Policia vendore bën me dije se është informuar nga bashkëshorti i saj një ditë më parë dhe po punon për gjetjen e gruas së tij që deklarohet nga familjari i saj se është larguar mëngjesin e 5 nëntorit nga banesa.

Isnie Selxhaferri, 38 vjeçe, është nënë e dy fëmijëve, njëri prej të cilëve vetëm një muajsh. Dyshohet se gruaja është në gjendje depresive pas lindjes (post partum), një gjendje që prek një pjesë të grave pasi sjellin në jetë një foshnje. Kjo gjendje shoqërohet me luhatje të forta emocionale.