Futet në 41 biss Neim Avdulaj, ndërmjetësues i grabitjes së 3.2 milionë dollarëve në aksin Qafë-Kashar

Ish-komandoja Neim Avdulaj, është futur në regjimin 41 biss. Avdylaj u fut sot në regjimin e ashpër pas kërkesës së Drejtorisë së Burgjeve, të aprovuar edhe nga SPAK. Gjithashtu kjo kërkesë ishte firmosur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Aktualisht nga SPAK po shqyrtohen prej javësh edhe 14 kërkesa të tjera, që po mbahen nën vëzhgim dhe janë të dënuar të sigurisë së lartë. Avdulaj u arrestua dhe u hetua nga krimet e rënda për grabitjen e armatosur të blindave që po transportonin 3.2 milionë dollarëve në aksin Qafë-Kashar.

Ai ka treguar para grupit hetimor se si u organizua plani për grabitjen e parave, duke treguar se ka qenë personi që ka dalë garant se do gjente persona të tjerë, të aftë për të kryer grabitjen.