Mund të parashikojmë kur vdesim? Mjafton vetëm një analizë: Ja për çfarë bëhet fjalë

Shkencëtarët e kompanisë bioteknologjike “Tally Health” kanë zhvilluar metodën “CheekAge”, e cila mund të përcaktojë moshën biologjike të qelizave të faqeve

Edhe pse vdekja është një e vërtetë, porse kur dikush do të vdesë është ende një mister.

Megjithatë, sipas Daily Mail, tashmë ekspertët mund të jenë një hap më afër “datës së vdekjes”, pasi kanë zbuluar një test të thjeshtë.

Bëhet fjalë për marrjen e një strishe nga pjesa e brendshme e faqes dhe analizimin e ADN-së.

Një grup shkencëtarësh nga kompania e bioteknologjisë “Tally Health”, e cila ka selinë në Nju-Jork, ka zhvilluar një orë epigjenetike të quajtur “CheekAge” (“vitet e faqeve”), e cila është në gjendje të përcaktojë moshën biologjike të qelizave të faqeve, transmeton Telegrafi.

Siç deklaruan ata, në vend të moshës reale të personit, në këtë rast përcaktohet mosha e qelizave, e cila mund të ndikohet nga gjenetika, stresi, gjumi, dieta dhe duhani.

Ky ekip testoi metodën e tij në 1.513 gra dhe burra, të lindur në vitet 1921 dhe 1936, të cilët u monitoruan gjatë gjithë jetës së tyre. Ata i ndanë në grupe dhe analiza zbuloi se ndryshimet e ADN-së lidhen ndjeshëm me vdekshmërinë.

Për shembull, pjesëmarrësit në grupin më të lartë “CheekAg” kishin 148 për qind më shumë gjasa të vdisnin atë vit në krahasim me ata në grupin më të ulët.

“Metoda e tyre ishte më e saktë se orët e tjera epigjenetike, të cilat analizonin gjakun”, tha ekipi, duke shtuar se të gjitha gjetjet e tyre ishin retrospektive.

Kjo nënkupton që një strisho e thjeshtë, jo invazive e faqes mund të jetë një alternativë e vlefshme për studimin dhe monitorimin e biologjisë së plakjes”, theksohet në artikullin në revistën “Frontiers in Aging”.

Por kishte edhe kundërshtime që paralajmëruan se kjo metodë nuk mund të parashikojë ditën apo edhe vitin e vdekjes së dikujt.

Megjithatë, Prof. Murrell pranoi se ndryshimet në ADN janë teorikisht të kthyeshme dhe se kjo metodë e re do të ishte e dobishme si një paralajmërim për njerëzit.

“Duke marrë parasysh që këto ndryshime janë rezultat i zgjedhjeve të stilit të jetesës, d.m.th nëse dikush pi duhan apo jo, shtimi në peshë, ushqimi i dobët dhe mungesa e fitnesit, në kombinim me një sëmundje themelore (kanceri, obeziteti, diabeti), d.m.th të gjithë faktorët që janë evidentë pa testim epigjenetik, gjasa janë më të mëdha që njerëzit të ndryshojnë zgjedhjet e tyre të jetës kur përballen me të dhëna nga ora epigjenetike sesa kur një mjek i përgjithshëm i paralajmëron ata ta bëjnë këtë, “tha Murrell.