Sot Alban Dudushin e shohim më shumë se të lumtur përkrah partneres së tij të re, gazetares së “Top Show” Bieta Sulo, por e mbani mend ish-gruan e tij?
Nëse ende nuk e dini, ajo ka qenë një aktore e famshme, madje për disa kohë ka qenë pjesë e spektaklit të humorit në Top Channel, “Portokalli”.
Nigda Dako quhet aktorja, e cila pas tetë vitesh martesë me moderatorin, nga e cila sollën në jetë vajzën e tyre Joel, u nda nga Dudushi.
Megjithatë, pas ndarjes Dako vazhdoi karrierën e saj si aktore, ndërsa viteve të fundit iu
përkushtua punës me fëmijët, si drejtuese e Qendrës Kombëtare Kulturore të Fëmijëve.