Nga 1 janari, pritet të ulet çmimi i energjisë elektrike

Çmimi i energjisë elektrike do të ulet në 1 janar të vitit 2025. Zv.kryeministrja njëherësh ministre e energjisë, Belinda Balluku nuk dha detaje konkrete por theksoi se aktualisht po bëhet një analizë e treguesve dhe nga 1 janari qytetarëve do tu ofrohet një çmim më i lirë.

Aktualisht qytetarët e paguajnë energjinë elektrike me 9.5 lekë për kilovator Zv.kryeministrja sqaroi se nuk ka asnjë shtrenjtim të çmimit të energjisë për furrat e bukës dhe se gjithçka ishte një dezinformim.

Vetëm pak ditë më parë kryeministri Edi Rama premtoi uljen e çmimit të energjisë gjatë një takimi me pensionistët ndërsa tha se Ministria e Energjisë po realizon një studim për të shqyrtuar këtë mundësi.