Të thyesh rekord duke thyer rekorde, kjo është e veçanta e David Rush

David Rush ka si objektiv të thyejë sa më shumë rekorde botërore sa mundet. Por nuk mjaftohet me kaq. Ai dëshiron të thyejë edhe rekordet e veta me rekorde të reja, nga më të ndryshmet dhe nga më absurdet.

Dhe ia ka dalë më së miri. Së fundi, Rush theu rekordin e tij të 181-të, duke i dhënë atij një rekord të veçantë, rekordmenin e njeriut me më shumë rekorde.

Që ta keni të qartë kompania Guinnes nuk mban shënime për personin me më shumë rekorde. Por Rush e dinte që rekordthyesi italian, Silvo Sabba, ishte në vend të parë me 180 rekorde. Kështu që ai punoi fort që të thyente rekordin e italianit Sabba.

Në gusht, kompania Guinnes konfirmoi se Rush kishte thyer rekordin e tij të 181-të: Ai arriti që me shpejtësi skëterre të thyejë 55 disqe vinili.

Më herët, David Rush theu rekordin për më shumë bluza të veshura duke vrapuar në një maratonë. E pabesueshme, por e vërtetë, vrapoi me plot 111 bluza të veshura.

Shumica e rekordeve të Rush janë të jashtëzakonshme. Ai ka arritur të balancojë 101 rrotulla letre higjienike mbi kokë siç shihni foton më poshtë.

E po ashtu ka kapërdirë 51 copë marshmellow në gojën e tij për 1 minutë.

E një tjetër rekord e ka duke u gjuajtur në fytyre me sfungjerë të lagur dhe rrush në feta nga një shpat duke qenë ndenjur në një top.

Rekordi i parë botëror i David Rush në Guinness ishte për xhonglimin me sy të lidhur. Që atëherë, ai ka vendosur shumë rekorde si xhongler. Në foton më lart, shihni se si Rush vendos rekordin botëror për xhonglimin pa u ndalur. Ai arriti ta bëjë për 13 orë e 10 minuta pa rënë asnjë top dhe pa bërë pushim. (Burimi: David Rush)

Familja e 39 vjeçarit David Rush e mbështet atë në përpjekjet e tij. Ai thotë se tre fëmijët e shijojnë duke u praktikuar më të.

Në 2021, bashkëshortja e Rush e lejoi atë që ta rrethonte me letër plastike për një rekord te ri.

Me më shumë se 50 mijë abonentë në YouTube dhe më shumë se 300 rekorde botërore, David nuk ndalet. Ai tani rreket të thyejë rekordin për numrin e rekordeve ditore. Dhe ka arritur të thyejë plot 15 të tilla brenda një dite. /er.do./