‘Udhëtim në kohë’ apo trillim? Video tregon gazetarin e vitit 1980 që gjen një iPhone dhe beson se është ‘pasqyrë’

Një video e shpërndarë së fundmi në rrjet tregon se celularët aktualë iPhone mund të kenë ekzistuar edhe para 40 vitesh.

Në të shihet një gazetar japonez që thotë se zbulon një model iPhone 13 – në vitin 1980.

Burri i habitur mban aparatin e çuditshëm në dorë duke hipotezuar se është thjesht një pasqyrë.

Ai e tregon nga kamera pa ditur ç’të bëjë me të. Një nga komentuesit pyeste me të drejtë: “Është ky një udhëtues në kohë që është kthyer në vitet 80-të me një celular iPhone në dorë?”

Por rrjeti që e publikonte shkruan në përshkrimin e tij se sjell për shikuesit “fenomene drithëruese dhe mistere të pashpjegueshme”, çka sugjeron se pretendime të tilla janë bërë dhe më parë pa prova konkrete.

Për fat dikush kërkoi dhe përgënjeshtroi videon, e cila vjen ne fakt nga një serial japonez me titull “Gruaja që dinte më shumë se ç’duhet”, i prodhuar në 2023 dhe jo në vitin 1980.

Edhe në një koment nga prodhuesit e filmit thuhet se dikush ka manipuluar pamjet: “Kjo video është një serial dramatik mbi një incident në Ehime, Japoni.

“Në subjekt, gazetari gjen celularin mes sendeve të të dyshuarit, duke sugjeruar se ai mund të ketë udhëtuar në kohë”.

Shikuesit e vëmendshëm vërejtën të tjera detaje, teksa një prej tyre tha: “Ai është një gazetar kinez që flet japonisht”.

Një tjetër tha: “Qesharake sesi një video moderne është regjistruar me filtra të vjetër, e kam parë shumë herë këtë”.

Edhe një tjetër kishte zbuluar hilen: “Është marrë nga një serial i vitit 2023, jo e viteve 1980 “, shkruan rrjeti The Sun.