Një aksident i rëndë është shënuar në Itali në Castiglione del Lago, ku ka humbur jetën një 17-vjeçar shqiptar. Bëhet me dije se shqiptari ka qenë duke lëvizur me një skuter së bashku me një mik, kur janë përplasur n ga një makinë që po lëvizte me shpejtësi. Menjëherë pas aksidentit të rinjtë u dërguar në spital, ku ndërroi jetë në spital ndërsa miku i tij ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve. Sipas medieve italiane, prokuroria e Perugias, prokurori Massimo Casucci, ka urdhëruar tashmë të gjitha analizat klinike për drejtuesin e makinës, një 40-vjeçar.