Mustafa Lici, një nga emrat më të njohur të Shkodrës dhe i njohur si “Plaku” i fisit Lici, është marrë në pyetje nga policia pas vrasjes së djalit të tij, Hamza Lici, dhe tre personave të tjerë më 30 tetor në Dobraç. Në dëshminë e tij, Mustafa ka shpjeguar se djali i tij dhe miku i familjes, Arlind Bushati, ishin nisur për në Mal të Zi kur janë përballur me një pritë të organizuar.
Mustafa Lici theksoi se Hamza nuk kishte asnjë precedent penal dhe ishte një besimtar i devotshëm, duke shtuar se ai u vra pa faj. Sipas tij, faji i vetëm i Hamzait ishte se kishte një vëlla, Ibrahim Lici, i cili mund të ketë qenë i lidhur me armiqësi mes grupeve kriminale.
Policia ka ngritur dyshime se atentati mund të ketë qenë i lidhur me një grup kriminal nga familjet “Bajri” dhe “Bilali”. Motivi i vrasjes dyshohet të jetë gjakmarrja dhe përplasja e gjatë mes fiseve Lici dhe grupeve rivale. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e ngjarjes.