“Do na mungosh”- Fjolla Morina jep lajmin e trishtë! Këngëtarja humb njeriun e shtrenjtë

Këngëtarja Fjolla Morina ka dhënë lajmin e trishtë se babai i saj është ndarë nga jeta.

Fjolla Morina publikoi foto të të atit në InstaStory, ku zbuloi se ai ndërroi jetë më 1 nëntor.

“Do na mungosh babush”, shkruan Fjolla Morina, shoqëruar me një imazh teksa këngëtarja ndodhet në shtratin e spitalit, ndërsa i ati i qëndron pranë.

Vitet e fundit kanë qenë shumë të trazuara për Fjolla Morinën. Pas problemeve me ish-partnerin, Fisnik Syla, artistja përfundoi edhe në psikiatri.

Por disa vite më parë, krejt ndryshe ishte jeta e këngëtares nga Kosova, ku identifikohej si një ndër fermat më seksi të showbizzit.