Një 17-vjeçar shqiptar, Stiven Xafa, ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës nga një aksident fatal në Itali. Sipas mediave italiane, i riu shqiptar po udhëtonte me një shok me skuterin e tij, teksa është përplasur nga një makinë, përplasje që ka rezultuar fatale për 17-vjeçarin shqiptar.
Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 në Castiglione del Lago. Makina drejtohej nga një 40-vjeçar me origjinë shqiptare.
Mjekët, megjithatë, mundën të shpëtonin mikun e tij, gjithashtu 17 vjeç, i cili u transportua në spitalin Santa Maria della Misericordia në Perugia, ku iu nënshtrua një operacioni urgjent në gjendje shumë të rëndë. Tani gjendja e tij është e qëndrueshme dhe djali ndodhet në terapi intensive por nuk është në rrezik për jetën. Shoferi mbeti i plagosur lehtë dhe iu nënshtrua të gjitha analizave për të verifikuar nëse ai kishte dëmtime në momentin e përplasjes.
Po vijojnë hetimet e karabinierëve për zbardhjen e dinamikës.