Elbasan/ 51-vjeçarja “çmend” komshien duke i trokitur në derë

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në Elbasan. Një 42-vjeçare ka denoncuar një 51-vjeçare duke treguar se shkonte shpesh herë në shtëpinë e saj dhe trokiste pa pushim dhe pa asnjë arsye. Pas denoncimit, 51-vjeçarja u mor në pyetje dhe u vendos nën hetim nga oficerët e policisë për prishjen e qetësisë që i kishte shkaktuar denoncueses 42-vjeçare.